Xhansu është një nga personazhet më të dashura të një prej telenovelave më të ndjekura turke në Shqipëri, “Fate të kryqëzuara”. Bëhet fjalë për aktoren e njohur turke, Leyla Tanlar, të cilën pas përfundimit të këtij seriali nuk e pamë më në ekran.

Por së fundmi duket se ajo ka vendosur të rikthehet dhe këtë e ka njoftuar si nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.
Ajo thotë se është rikthyer sërish në ekran me një tjetër projekt të ri. Këtë herë ajo ka një rol në serialin “Sahin Tepesi”.

Në këtë serial do të luajnë shumë aktorë të tjerë të njohur turk, dhe thuhet se do të jetë i suksesshëm, pasi pritet të fitojë zemrat e publikut.

Ebru Ozkan është aktorja të cilën e njohim si “Dilara” nga “Fate të kryqëzuara” dhe do jetë pjesë e serialit, po ashtu edhe emra të tjerë të njohur si Esra Dermancioglu (Xhenet tek Kosem), Zerrin Tekindor të cilën e kemi parë në disa seriale (Dashuri e ndaluar, Kuzey Guney, Dashuri e pafund), Kaan Tasaner (i njohur nga seriali Ertugrul), Murat Aygen (i njohur nga seriali Nusja nga Stambolli) e shumë aktorë të tjerë të njohur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: