Studiuesi dhe eksperti i sigurisë Xhavit Shala i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” deklaroi se mos-ndëshkimi është një problem i madh në Shqipëri.

Shala theksoi se policia e prokuroria shqiptare ka bashkëpunuar në shumë operacione edhe me vendet fqinje e ata europiane.

Xhavit Shala: Kemi në Shqipëri edhe operacione të përbashkëta. Europoli ka bërë operacione të përbashkëta. Ka organizata që kanë veprimtarinë e tyre në disa shtete europiane njëkohësisht. SPAK e ka marrë në dorë këtë punë, sepse është edhe e strukturuar. Cdo vendi që do të hyjë në BE i është kërkuar luftimi i krimit të organizuar. Unë besoj se SPAK dhe Byroja e Hetimit janë institucione të forta. Mos-ndëshkimi është problem i Shqipërisë.

Unë kam qenë në Policinë e Shtetit dhe ne kemi bashkëpunuar me të gjitha institucionet europiane, qoftë me ata në Holandë, në Gjermani, Itali e kudo. Kemi pasur operacione të suksesshme të përbashkëta.

Arjan Dyrmishi: Rritja e bashkëpunimit institucional ka bërë që gjërat të ndryshojnë në Shqipëri. Kemi strategji ndër-sektoriale të institucioneve shqiptare kundër krimit të organizuar. Duhet të prodhojmë statistika të rregullta.

(d.xh / Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb