Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se ka kryer një grabitje me armë me dhunë ndaj një 55-vjeçari. Ky i fundit i tmerruar nga ngjarja, nuk e raportoi rastin në moment në polici, por pasi iku në Siçili njoftoi karabinierët.

Grabitja në fjalë ndodhi në Firence, ku i riu shqiptar i drejtoi një armë në fyt 55-vjeçarit italian, pasi i thirri ‘xhaxha’ duke i kërkuar paratë, në orën 5 të mëngjesit më 10 gusht të vitit të kaluar.

Ndonëse 55-vjeçari tentoi që të mbrohej duke u futur në makinë, agresori hyri brenda mjetit nga dera e pasagjerit dhe nën kërcënimin e armës i mori atij të gjitha paratë. Viktima e grabitjes nuk i tha asgjë familjes dhe më pas u largua për në Sicili me pushime, ndërsa më vonë gjeti guximin të raportonte ngjarjen në stacionin e Karabinierëve në Pozzallo.

Pas hetimeve u arrit identifikimi dhe arrestimi i shqiptarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb