TIRANE – Xhaxhai i Enca Haxhias ka “kërcënuar” Arian Çanin gjatë intervistës që ai po bënte me këngëtaren në emisionin e tij ‘Zonë e Lirë’. Në fakt, xhaxhai i Encës nuk është një personazh i panjohur. Bëhet fjalë për avokatin Maksim Haxhia.

Avokati i ka dërguar një mesazh mbesës së tij gjatë emisionit, ku i shkruante “Thuaj Çanit mos të të ngacmojë, se do e grij në makinë mishi’”. Mesazhi u lexua nga Enca si një ‘porosi’ në formë shakaje për Çanin nga ana e xhaxhait të saj.

‘Maks Haxhia është një avokat i njohur, avokat i paparë’- u përgjigj Çani.

Më pas Arian Çani kujtoi se dikur Maks Haxhia i kishte folur për një mbesë të talentuar, dhe i kishte sugjeruar Çanit ta ftonte në emision. ‘Ja ku arriti sot’, -tha Çani.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: