Për të disatën herë, presidenti amerikan është bërë pjesë viral në rrjet jo për vendime të rëndësishme apo politikat e ndjekura, por për gafat.

Gjatë një fjalimi, Biden pyeti “Ku është Jack?”, referuar një kongresmeni republikan, Jackie Walorski, i cili ndërroi jetë në një aksident një muaj më parë.
“Dua të falënderoj të gjithë këtu, duke përfshirë zyrtarët e zgjedhur si kongresmeni McGovern, senatori Braun, senatori Booker, Jackie, Jackie a je këtu?”, thotë Biden.
Ky episode ka ngritur edhe një herë shqetësime në lidhje me shëndetin e presidentit të superfuqisë më të madhe në botë, ndërkohë që kujtojmë se më parë Biden ka krijuar situata të ngjashme duke ngritur dorën për të takuar dikë, kur në fakt pranë tij nuk ishte askush, në mënyrë të përsëritur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb