Vetëm pak ditë më parë aktorja Teuta Krasniqi, ish-bashkëshortja e Bleros, ka deklaruar publikisht se ka rigjetur dashurinë, por këtë herë në krahët e një mashkulli të panjohur për publikun. Aktorja madje ka zbuluar se është tejet e lumtur përkrah partnerit të ri, që quhet Adonis. Por, më shumë sesa deklarata e aktores, ajo që ka bërë përshtypje ka qenë reagimi i Bleros, që nga shumë është interpretuar si xhelozi.

Këngëtari ka pozuar i veshur me kostum, ndërsa ekspozonte një unazë martese, ndërsa fotoja e dytë tregonte të dashurën e tij të re, Afrona, me një fustan nusërie. Kaq ka mjaftuar që lajmi se Blero është martuar të qarkullojë gjithandej. Por, siç thuhet, gjithçka ka qenë një shaka “e hidhur” e Bleros, i cili ka përdorur fotot si kundërpërgjigje ndaj ish-partneres së tij, me të cilën ka qenë për disa vite i martuar.

I pyetur nga “Bluetooth” nëse lajmi i martesës së tij dhe i Afronës ishte i vërtetë, artisti ka zgjedhur të heshtë duke lënë të hapura portat e dyshimit, ndërsa thotë se, “kjo çështje është shumë private dhe dua të mbetet ashtu. Nuk pohoj dhe mohoj asgjë”. Megjithatë, burime të gazetës tregojnë se në të vërtetë Blero nuk është martuar aspak, madje thuhet se fotot e publikuara janë vetëm një strategji e tij për të tërhequr vëmendjen e fansave, por mbi të gjitha vëmendjen e Teutës.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: