SHBA

Një njerkë u dënua me burgim të përjetshëm, pas akuzave për vrasjen e vajzës së burrit, 9 vjeç në Nju Jork. Arsyeja e vrasjes, ishte xhelozia e kësaj të fundit ndaj marrëdhënies së vajzës me bashkëshortin e saj. Shamdai Arjun duhet të kalojë të paktën 22 vite në burg. 58-vjeçarja,  u arrestua muajin e kaluar për vrasjen e Ashdeep Kaur në 2016.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jurisë iu desh më pak se një orë që të marrë vendimin. Ashdeep u vra në pak kohë pak pasi emigroi drejt SHBA-së, për t’iu bashkuar babait të saj dhe familjes së re.

Prokurorët gjatë seancës në gjykatë thanë se Arjun kërcënoi me vrasje disa herë 9-vjeçaren.  Ashdeep Kaur jetonte në South Richmond Hill me babain e saj, Sukhijinder Singh dhe njerkën e saj. Ajo ndejti vetëm 3 muaj në SHBA para vrasjes.

Të afërmit më herët thanë se Ashdeep nuk donte të jetonte me njerkën sepse e rrihte dhe e dhunonte vazhdimisht.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb