Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 37-vjeçares sot në Elbasan, e cila u qëllua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej”.

Jetlira Elezi mbeti viktimë pasi u qëllua për vdekje me thike nga bashkëjetuesi i saj 37-vjeçari Ramis Mici. Pasi e qelloi, Mici e la gruan të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty me shpejtësi. Ishin pronaret e shtëpisë qe e gjeten te pajete gruan në mes të dhomës.

Të dy bashkejetuesit vinin nga martesa të mëparshme që kishin përfunduar në divorc dhe kishin edhe fëmijë. Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkejetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.

BalkanWeb mëson se motiv i krimit të jetë bërë xhelozia në çift. Ndërkohë, autori i krimit ndodhet në arrati, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar. Më poshtë publikojmë pamjet nga brenda banesës ku ndodhi krimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: