Ajo është një ndër moderatoret më të njohura e të dashura për publikun shqiptar. Pas shumë viteve ajo u shkëput nga “Portokalli”, dhe mungesa e saj, reagimet apo edhe heshtja, janë shpesh në fokus të mediave rozë. Bëhet fjalë për moderatoren Xhemi Shehu, e cila ka deklaruar se e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e televizionit dhe nuk ka më fare kthim mbrapa.

Mirëpo a arriti ajo të krijojë miqësi brenda “Portokalli”-së, spektakli në të cilin kaloi një pjesë të mirë të karrierës? Në një intervistë për revistën ‘Who’ Xhemi është shprehur se me Salsanon ka pasur kimi ndërsa me Eneda Tarifën nuk është bërë dot shoqe dhe kanë qëndruar vetëm si kolege.

“Po, është e vërtetë, kam pasur kimi me Salsanon, veçse s’mund të them që javët e para. Por u lidha më shumë pasi iku dhe Eneda për në ‘Eurovizion’. Atëherë patëm më shumë mundësi që të punonim me njëri-tjetrin dhe u bëmë shokë të ngushtë”. “Me Enedën? Me Enedën kam tentuar që të jem shoqe, por nuk ishte e thënë. Kështu që e kam thjesht kolege. Dhe tani nu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb