TIRANE

Një bashkëpunim me dy këngëtarë të tjerë mjaft të suksseshëm, si Majk dhe Ghetto Geasy do të na sjellë ndryshe këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Kënga mban titullin “Mëkati jem” dhe do të publikohet nesër në orën 18:00, zbulon Xhensila, në këtë bashkëpunim të parë me dy artistët, të cilët së bashku kanë sjellë tek publiku mjaft hite.

Xhensila vijon të mbetet një nga artistet mjaft aktive edhe pasi është bërë nënë, e pavarësisht pandemisë asgjë nuk e ka ndalur të marrë pjesë në koncerte të ndryshme sidomos jashtë kufijëve. Tani mbetet veç të shohim këtë bashkëpunim kaq të veçantë që duket se do të na rrëfejë një “mëkat”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb