TIRANE

Xhensila Myrtezaj sapo publikoi këngën e re. Bashkëpunimi i ri me kantautorin e njohur Pirro Çako dhe kompozitorin Darko Dimitrov, që mban emrin “Sekreti im”, prej disa ditësh është mësuar nga fansat e artistëve dhe ditën e djeshme ka dalë në Youtube.

Balada e dashurisë, e cila ka protagonistë dy artistët e njohur të skenës, ka në fokus një dashuri sublime të rrëfyer ndryshe e të realizuar në një prej qyteteve më mikpritëse të dashurisë – Venecia.

Xhensila, pasi ka lajmëruar për publikimin e këngës në llogarinë e saj në Instagram, shkruan se për këtë këngë është investuar shumë dashuri, por edhe shumë art.

“Sekreti im” nuk është më sekret. Për të gjithë ju, uroj ta pëlqeni këtë bashkëpunim në të cilin është investuar shumë dashuri edhe shumë art.
Rrugët të takojnë me shumë artistë dhe bashkëpunëtorë, por artisti i vërtetë vlerësohet në thjeshtësinë e tij, i tillë është @pirrocako. Privilegj dhe nder për mua që u finalizua ky projekt, pafundësisht falënderuese për ty Pirro. Vetëm ti mund të punosh 3 vite për një projekt të vetëm dhe uroj t’ia ketë vlejtur…”- shkruan Xhensila.

View this post on Instagram

“Sekreti im”, nuk eshte me sekret ?. Per te gjithe ju, uroj ta pelqeni kete bashkepunim ne te cilin eshte investuar shume dashuri edhe shume art. Rruget te takojne me shume artiste dhe bashkepunetore, por artisti i vertete vleresohet ne thjeshtesine e tij, i tille eshte @pirrocako. Privilegj dhe nder per mua qe u finalizua ky projekt, pafundesisht falenderuese per ty Pirro. Vetem ti mund te punosh 3 vite per nje projekt te vetem dhe uroj t’i’a kete vlejtur. Faleminderit @darkodimitrov , me profesionalizmin e treguar i dhe dimensionin e duhur kenges. Faleminderit @sellmakasumoviq dhe @kacilleshi qe i’u pershtatet cdo detaji, cdo ngjyre, cdo bukurie dhe cdo drite te nje qyteti si Venezia, te pandashem nga une. Faleminderit @tier_fashion_studio per dashurine ne cdo veshje. Per perkujdesjen dhe finesen ne cdo qendisje. Faleminderit @eduart_grishaj Grishaj, per tejkalimin e asaj cka prisnim. Me besimin e plote ne ty dhe me nje duartrokitje per punen tende, suksese kudo. Faleminderit @MatiasTravel qe fale jush u be me e lehte per ne ta realizonim dhe te kishim qytetin perfekt, lokacionin perfekt. @artisticjewellerypirro @italoptik @bes_kallaku , asgje sdo ishte e mundur pa ty.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb