TIRANE

Xhensila Myrtezaj është një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar. Ajo gjithashtu është edhe një nga femrat më të bukura.

Këngëtarja prej disa muajsh është bërë nënë e një vogëlushe të cilën e ka quajtur, Ajka. Dhe pas lindjes së vajzës së saj ajo ka vendosur të ndryshojë look.

Prej disa vitesh Xhensilën jemi mësuar ta shohim me flokë të zinj e të gjatë, por ditën e sotme ajo ka bërë ndryshimin e papritur.
Këngëtarja jo vetëm që i ka lyer flokët me fije bionde por edhe i ka shkurtuar. Këtë ndryshim Xhensila e ka treguar nëpërmjet postimeve në profilin e saj në “Instagram”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb