TIRANE – Xhensila më në fund flet për lajmet e fundit lidhur me shtatzëninë e saj. Xhensila tregoi se ajo nuk është shtatzënë duke hedhur poshtë aludimet e fundit në media. Edhe pse çifti ende nuk është duei u bërë me një bebe, Arbana Osmani solli në studio si dhuratën e parë për një pako me veshje dhe aksesorë, kurdo që ai të vijë. Secila pako përmbante veshje në dy ngjyra, rozë dhe blu.

aa6218a9e823c834bec960e155de8376

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku ishin të ftuar në episodin e sotëm të emisionit “Dua të të bëj të lumtur.” Edhe pse mendohej se ata ishin aty për të surprizuar dikë tjetër, por në fakt surpriza ishte e rezervuar pikërisht për ta.

“Çdo ditë e më shumë kemi folur se çfarë është lumturia dhe sot, më shumë se kurdo, e dimë se çfarë është. Është dashuria. Ne kemi gjetur çelësin dhe suksesin e lumturisë sonë. Ajo është dashuria për njëri-tjetrin,” – ishin fjalët e dashurisë që Xhensila i dedikoi Besit.

Një tjetër situatë shumë komike ishte ajo e ardhjes së Ijes së Besit e cila tashmë është një personazh po aq i njohur sa dhe vet Besi dhe gjithashtu shumë e dashur nga gjithë publiku. Në një inskenim të ngritur në skenën e “Dua të të bëj të lumtur” vjen edhe Ija e Besit së bashku me një gomar për të treguar atmosferën e fshatit Bubq, aty ku Ija jeton.

Xhensila në mbyllje të emisionit tregoi se gjithmonë e ka parë veten si nënë të një vajze dhe uron me gjithë zemër që në një të ardhme të afërt të ndodhë kështu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb