Edhe pse nuk luan me kombëtaren shqiptare, një nga futbollistët shqiptarë më të mirë në botë nuk ka nguruar të urojë 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Bëhet fjalë për futbollistin që luan me kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri i cili ka postuar një foto në Instagram duke valëvitur flamurin kombëtar, njësoj si Ismail Qemali në vitin 1912.
“Gëzuar 105 vjet Pavarësi Shqipëri”, shkruan Xherdan Shaqiri.
(d.d/BalkanWeb)