ANGLI

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është vënë në qendër të vëmendjes  pas sfidave të fundit të luajtura në kampionatin anglez.

Në një intervistë të tij të fundit, shtatshkurtri ka folur për fëmijërinë si dhe për ndjesitë që po përjeton sidomos pas kalimit te skuadra e “The Reds”. Lojtari i Kombëtares se Zvicrës, Xherdan Shaqiri tha se puna e madhe është arsyeja kryesore që të bën krenar në karrierë.

“Kur sheh fotot është diçka e këndshme pasi shikon se është arritur diçka, me punë dhe talent. Puna e madhe është ajo që më bën krenar. Nga një fëmijë i vogël, në një idhull, e  mrekullueshme”, tha ai.

Duke folur për familjen, të cilën e konsideron si gjënë më të shtrenjtë, lojtari i Liverpulit theksoi se ai rrjedh nga një familje ku prindërit i kishte punëtorë. Ai nënvizoi edhe një sjellje humane  duke thënë se gjithmonë mendon për njerëzit.

“Është gjëja më e rëndësishme për mua. Nuk kam ardhur nga një familje e pasur, prandaj është mirë të shoh njerëzit e mi që janë pas meje. Prindërit e mi ishin punëtor. Babai im punëtor rruge dhe punonte fort për familjen, shikonte edhe për familjen në Kosovë. Jam krenar për ta.

Më pëlqen muzika dhe kitara. Megjithatë, nuk jam si Alison. Ai është i mirë dhe mund të më mësojë. Ndoshta në hotel, kur kemi më shumë kohë të lire.  Në një moment ishim duke qeshur me Klopin, ishim të lumtur që u arrit marrëveshja. Do të niste një kapitull i ri. Shpresoj të kemi sa më shumë suksese. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe ëndrra ime është të fitoj disa trofe këtu”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb