E ardhmja e Xherdan Shaqirit është ende në dyshim. Shqiptari i natyralizuar si zvicerian ka nisur fazën përgatitore me Liverpool edhe pse të shumta kanë qenë zërat se ai do të largohej.

Sulmuesi nuk po gjen hapësirat e duhura tek ‘The Reds’ pasi treshja Salah, Mane dhe Firmino duken të pazëvendësueshëm për Klopp.

Gjithsesi klubi i cili po interesohet më shumë për Shaqirin është Lazio e Igli Tares. Italianët nuk dorëzohen dhe duket se do të tentojnë deri në fund për të siguruar shërbimet e shqiptarit i cili këtë tetor i mbush 30 vjeç.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb