Xherdan Shaqiri di të shënojë vetëm gola të jashtëzakonshëm nga distancë dhe tani futbollisti i Stoke City në Premier League është shumë pranë rekordit të vendosur nga David Beckham.

Futbollisti shqiptar realizoi mrekullinë e tij më të fundit, me golin nga distanca në ndeshjen e të shtunës ndaj Newcastle. Edhe pse goli i tij prej 27.5 metra nuk arriti të shmangë humbjen e Stoke City në ndeshjen ndaj Newcastle, në të vërtetë e afroi Shaqirin shumë pranë rekordit të legjendës së Manchester United.

Ky gol ishte i gjashti në radhë nga Shaqiri, i shënuar jashtë zone në Premier League. Tashmë Shaqiri ndodhet vetëm dy gola në distancë, larg rekordit që mbahet nga ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham dhe ish-yllit të Blackburn, Tugay.

Që të dy këta të fundit ishin të famshëm për cilësinë e tyre në të shënuarit e golave nga jashtë zonës. Ishin pikërisht anglezi dhe turku që udhëhoqën klasifikimin e shënuesve të golave të njëpasnjëshëm nga largësia.

Beckham vendosi rekordin e tij me “Djajtë e Kuq”në fillim të sezonit 2000/01. Ndërsa, shtatë vite më vonë Tugay barazoi rekordin e tetë golave.

Si për rastësi, ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Inter nisi rrugëtimin e tij të golave në distancë në ndeshjen ndaj Newcastle, dy vite më parë, me një gol nga 18.3 larg porte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: