Stivën Xherrard “përkëdhel” Florian Kamberin. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte njeriu u ndeshjes në sfidën e fundit që Gllasgou Rejnxhërs zhvilloi duke shënuar dhe një gol të shkëlqyer. Trajneri anglez rezervon fjalët më të mira për 24-vjeçarin.

“Doja të hidhja në fushë që nga fillimi të dielën, por rrezikonte të mos ishte i freskët të mërkurën. Por kur kaluam në disavantazh më duhej të ndryshoja lojën dhe e aktivizova. Mendoj se ai ishte absolutisht i jashtëzakonshëm. Ai ishte lojtari i ndeshjes dhe të gjithë duhej të kishin folur për Florian Kamberin”, tha ai ndër të tjera për futbollistin shqiptar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb