Deklarata e këngëtares Xhesika Ndoj se një deputet i ka bërë ofertë që të bëhet dashnorja e tij, ka shkaktuar kaq shumë zhurmë në rrjetet sociale.

Megjithatë një mikesha e saj, Katerina Shkëmbi e Big Brother 7, e cilësoi këtë një trillim.

Xhesika Ndoj u përgjigj në emisionin “Oktapod”, duke lëshuar një fyerje ndaj mikeshës së saj.
“Dua të di vetëm nëse e bën më çiçin tek ferra”, ishte përgjigjia e Xhesikës për të.

Por tashmë Katerina Shkëmbi i është përgjigjur tek gazeta Panorama.
“Xhesika ka punuar rrugëve të Italisë, aty ku ka jetuar. Jetën personale ia njoh mirë, por nuk dua t’ia prish imazhin familjar, sepse është nënë dhe të paktën për vajzën e saj më vjen keq, që ka një mami të tillë”.

“Biznesmenin nga Tetova e ka pasur vërtet të dashurin kryesor. Këto intimitete të saj i di me siguri, sepse Xhesika dikur ka pasur ID-në e iPhone-it tim, që ma përdori për një kohë të gjatë dhe çdo foto që bënte kalonte edhe në telefonin tim. Di të them që kishte foto nudo nga më të ndryshmet me persona të ndryshëm, jo vetëm me biznesmenin nga Tetova”.

Katerina thotë se vetëm deputetët e ministrat nuk i kanë bërë ofertë.
“Të gjithë e dimë që ajo nuk këndon me zë, por me prapanicë dhe me zogun që ka përpara. Të mos flasim për bukuri, që është komplet false dhe e bërë me ndërhyrje. Dikur ka qenë si burrë, tani është bërë si transeksual. Vetëm femër e bukur nuk mund të quhet”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: