Mes miqve të një jete, në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, shënohet 70-vjetori i lindjes së një poeti i cili e ka shenjuar poezinë shqipe me vargjet e tij…!!!

Me ç’rast, ribotohen 2 vëllime poetike të tij, ‘Udha’! Është një ndër ato vepra themelor të poezisë shqipe e sipas poetit Arian Leka, njëherazi përzgjedhës i poezive që gjenden në këtë botim, është ky një moment me jo pak rëndësi në krijimtarinë e poetit dhe raportin e tij me lexuesin.

I gjendur në Tiranë posaçërisht për të shënuar këtë 70-vjetor lindjeje të poetit Xhevahir Spahiu, akademiku Aliu flet për një poet të një dimensioni tej kombëtar!

I lindur 1 marsin e vitit 1945, pas përfundimit të studimeve, Xhevahir Spahiu spikati me krijimtarinë e tij. Ai qe një ndër gazetarët e zëshëm të kohës dhe sot është një ndër poetët më përfaqësues të poezisë shqipe.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: