TIRANE
Në pak ditë, përvjetori i lindjes së poetit Xhevahir Spahiu, shënohet për herë të dytë nga një insitucion shtetëror. Biblioteka Kombëtare çeli një ekspozitë me afat të pavendosur për të, ndërsa fjalët e rastit, veçuan rolin që ai ka mbajtur në letërsi sidomos, kur letërsia kontrollohej me lupë.
“Puna shumë e madhe e Xhevos, për të sjellë në Shqipërië poezinë e mirë botërore. Shumë antologji e poetë botërore që në libër kanë Xhevahir Sphiun redaktor. Është përmasë jo aq e rëndësishme sa ajo e krijimit, por është një përmasë po aq e rëndësishme për të plotësuar figurën e tij”, tha Piro Misha, drejtor i Bibliotekës kombëtare.
Pos përkthimit dhe veprës së shkruar prej tij, me poezitë që e veçuan në mesin e krijuesve, për Spahiun, vlerësime kanë ata autorë të rinj, që ai u botoi veprat e para, duke ju besuar talentit të tyre e duke shquar në naivitetet rinore, tharm shkrimtarësh, mbase duke shtypur edhe egon personale.
“Pa tek ne mundësinë për të sjellë diçka në letërsinë shqipe dhe kjo ishte e pazakontë në historinë e letërsisë shqipe. Brezat paraardhës nuk i mbështesnin, nuk i ndihmonin dhe në rastin më të mirë i injoronin, në mos i luftonin, brezat pasardhës. Xhevahir Spahiu e prishi këtë rregull, jo të bukur”, tha shkrimtari Besnik Mustafaj.
Ekspozita “Ngjyrat e fjalës së Xhevahir Spahiut” vjen me rastin e 80-vjetorit dhe shfaq librat me kontributin e tij.