Igli Tare po vë në jetë një tjetër “mrekulli”, më të rëndësishmen dhe më të shtrenjtën në karrierën e tij si Drejtor Sportiv. Man.United më në fund është bindur të investoj mbi 80 milion euro për të transferuar në Premier League, Milinkiovic-Savic.

Tare
Tare

Për Lazion dhe për Igli Taren kjo është një marrëveshje e madhe pasi Savic erdhi në kryeqytet si një i panjohur dhe po largohet si një lojtar që vlen miliona euro. Sigurisht Lazio nuk arriti të marr dot 100 milionët që kërkonte presidenti Lotito por oferta është deri diku e përafërt: 80 milion kesh plus bonuse të ndryshme. Transferimi i mesfushorit serb te Man.United do të thotë shumë dhe për të ardhmen e Pogba.

Pogba Feat Image
Pogba Feat Image

Me këtë lëvizje, “djajtë e kuq” i hap rrugë largimit të francezit nga Mançesteri. Pogba më në fund mund të largohet dhe sipas të gjithë gjasave karrierën e tij do ta vijoj në Madrid, më në fund Zidane do të ketë mesfushorin që aq shumë e ka kërkuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb