Sergej Milikoviç-Saviç nga një i pa njohur është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, kjo sigurisht për meritë të tij por dhe Igli Tarës. Sulmuesi serb mban firmën e drejtorit sportiv të Lazios, një zbulim i Tares i cili pritet ti sjellë lacialëve miliona euro.

Nëse do ti referohemi të përditshmes italiane Corriere dello Sport, PSG është e gatshme të shpenzojë 170 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Kjo është një ofertë e “çmendur” e cila nëse do të ishte reale do ta bënte të sigurt largimin e Saviç drejtë Parisit.

7 gola në këtë sezon dhe një pikë referimi në sulmin e Lazios, Saviç ka spikatur që në vitin e tij të parë tek kryeqytetasit duke bërë që në drejtim të tij të vijnë oferta marramendëse. Aktualisht, Lazio nuk ka ndërmend të shesë sulmuesin, fakt të cilin e ka konfirmuar dhe Tare por përballë një ofertë të tillë, shitja e Saviç do të ishte e pa shmangshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: