Në mungesë të C.Ronaldo apo Romelu Lukaku, është Victor Osimhen ai që po bën “bomberin” në Serie A. Sulmuesi nigerian po kalon një moment fantastik në këtë fillim sezoni duke tërhequr Napolit drejtë kreut të klasifikimit. Një rritje të jashtëzakonshme ka pësuar edhe vlera e tij në tregun e transferimeve, tani kartoni i Osimhen vlen 120 milion euro. Presidenti De Laurentiis nuk ka ndërmend ti lë asgjë rastësisë dhe po planifikon me nxitim një kontratë të re për sulmuesit.

Osimhen
Osimhen

Kjo lëvizje e De Laurentiis ka një bazë logjike pasi klube të mëdha europiane kanë nisur të mendojnë për Osimhen, Chelsea, dy klubet e Manchester dhe Real Madrid kanë kërkuar informacione. Osimhen ka një kontratë deri në vitin 2025 nga ku përfiton 4.5 milion euro, por numri një i klubit napolitan kërkon ti ofrojë një kontratë të re deri në 2026 me kushte më të mira financiare. Numrat e gjigandit nigerian janë me të vërtetë mbreslënese, 4 gola dhe një asisit në 5 javë kampionat, kësaj i shtohet edhe një dopjetë kundër Leicester në Europa League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb