Inter-Kumbulla dukej një marrëveshje e mbyllur kohë më parë, me qendërmbrojtësin kuqezi i cili me sa duket ka zgjedhur të vesh fanellën ziklatër sezonin e ardhshëm. Në këtë tratative, Inter ka vetëm pëlqimin e lojtarit pasi akordi me Verona është ende shumë larg. Kumbulla është shndërruar në një nga talentet më premtues në Serie A, natyrshëm vlera e tij e kartonit është rritur ndjeshëm. Verona kërkon të përfitoj në maksimum nga shitja e tij, fundja më të drejtë, pasi disa klube ofrojnë shumë më shumë se sa Inter.

Kumbulla
Kumbulla

Sipas mediave italiane, Napoli do të provoj të afroj në skuadër Marash Kumbulla duke trembur jo pak Interin me ofertën e tyre. Napoli kërkon të djeg konkurrencën e Inter dhe për këtë arsye janë të gatshëm ti ofrojnë Verona 28 milion euro kesh. Kjo ofertë i shkon shumë përshtat Verona, 8 milion euro më shumë se sa Inter dhe asnjë lojtarë tjetër i përfshirë në negociata. Harta e të interesuarve për Kumbullën është shtuar edhe në Bundesligë, pasi për futbollistin shqiptar në garë është futur edhe Laipzig.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: