TIRANE

Aktori Xhevdet Feri do festonte 61-vjetorin dhe e bija e tij, Bora Feri e ka kujtuar me një postim prekës. Ajo ka ndarë pamje nga festa e tij e fundit e ditëlindjes, ku aktori dëgjohet të thotë se tortat nuk janë për dikë në moshën e tij, por për fëmijët.

“Ditëlindja jote e 61-të sot babo. Whatever është kuptimi i asaj tani që s’je më. Jo se i kishte ndonjë qejf kush e di, por delikatesave tona për ta kujtuar nu ki thoshe asnjëherë jo. Kush e di, do kishte ndryshuar mendim tani që do të ndihmonte Marloë t’i fryje qirinjve. We miss you dhe duke gërmuar nëpër video i realized sa shumë më ka marrë malli për zërin tënd “që dilte nga krahrori”, shkruan vajza e aktorit.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Për ndarjen e tij nga jeta nuk u mbajëtn homazhe dhe e bija, Bora, tregoi arsyet për këtë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb