Një xhihadiste misterioze, që ka lënë shtëpinë e saj në Kanada në fund të nëntorit të kaluar dhe i është bashkuar Shtetit Islamik, ka shëtitur Kalifatin si një VIP, duke u shfaqur në pika kyçe në të gjithë Sirinë dhe Irakun dhe duke bërë që analistët e Shërbimeve Sekrete të ngrenë pyetjen se çfarë përfaqëson ajo.

Pak dihet për gruan që e quan veten “Lama Sharif al-Shammari” në Twitter dhe që ekspertët e terrorizmit thjesht e quajnë “LA”. Ata besojnë se ajo u largua nga Kanadaja pas datës 23 nëntor për t’u bashkuar me Shtetin Islamik, arriti në 8 dhjetor dhe ishte në Siri të martën. Analistët besojnë se ajo mund të jetë një muslimane me prejardhje nga Arabia Saudite.

Por ajo që e dallon gruan, “L.A.” nga mijëra të huaj të radikalizuar, që u dyndën nga Amerika e Veriut dhe Evropa në fushat e vrasjes së ushtrisë terroriste është se nga profili i saj në Tëitter dallohet se ajo ka qenë në pothuajse çdo cep të sferës së përgjakshme të Shtetit Islamike brenda një periudhe tre-javore, sipas analistëve. Ata besojnë se itinerari i saj e përcakton atë si një person me rëndësi dhe që po i rrit në mënyrë të pashpjegueshme shkallët në këtë organizatë terroriste.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: