Ai tashmë është bërë i dashur për të gjithë shikuesit shqiptarë që pëlqejnë serialin turk “Fate të kryqëzuara”. Bëhet fjalë për aktori turk, Erkan Petekkaya, për të cilin nuk ka lajme të mira.

Sipas mediave turke bëhet e ditur se aktori ka përfunduar me urgjencë në spital, për shkak të një krize që ka pasur me veshkat.

Po sipas këtyre burimeve mësohet se pasditen e së mërkurës, aktori 46-vjeçar është shoqëruar në spital dhe i është nënshtruar disa kontrolleve të domosdoshme mjekësore në një spital të Stambollit dhe shumë shpejt do t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje në veshka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: