Një palë xhinse Levi’s janë shitur në një ankand në SHBA për 87,400 dollarë. Dhe nëse po pyesni veten pse dy blerësit ranë dakord të paguanin një shumë kaq të madhe, arsyeja është e thjeshtë. Këto xhinse të veçanta nuk janë një palë pantallona të rastësishme, por janë projektuar në vitet e largëta 1880, rreth 140 vjet më parë. E sikur të mos mjaftonte kjo, ato u gjetën në një minierë të braktisur në një qytet të largët në Neë Mexico.

“Nuk kishim planifikuar t’i blinim xhinset së bashku. Është çmenduri ajo që bëmë”, pranon Zip Stevenson, i cili, së bashku me 23-vjeçarin Kyle Hutner, fituan ankandin.

Shifra prej 87,400 dollarësh është një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për çdo palë xhinse. Huttner pagoi 90% të shumës, ndërsa Stevenson kontribuoi me 10% të mbetur. Ky i fundit ka rreth 30 vjet që zotëron një dyqan riparimi veshjesh në Los Anxhelos . Por asnjëherë nuk i ka “ranë” në dorë një rrobë kaq e vjetër.

“Këto lloj xhinse janë jashtëzakonisht të rralla”, thotë ai për CNN.

Ai vetë kishte dëgjuar për xhinsin në fjalë pesë vjet më parë, kuri u zbulua nga Michael Harris në një minierë të braktisur në Neë Mexico. Sipas ekspertëve, aktualisht ekziston vetëm një xhins tjetër me moshë dhe cilësi të ngjashme, i cili ruhet në muze.

Xhinset mund të jenë një veshje ikonë për kulturën e shteteve perëndimore, por në të njëjtën kohë fsheh edhe një histori të errët.

Dhe kjo, sepse në pjesën e brendshme të xhepit është gdhendur fraza e mëposhtme: I vetmi lloj i bërë nga një punëtor i bardhë.

Wall Street Journal kontaktoi një përfaqësues aktual të Levi’s, i cili konfirmoi se slogani ishte në të gjitha xhinset e viteve 1880, kur qeveria federale gjithashtu ndaloi kinezët të punonin në SHBA.

Kompania e veshjeve e braktisi këtë politikë, si dhe sloganin e diskutueshëm, disa vite më vonë, përkatësisht në mesin e viteve 1890. Për sa i përket ndalimit të punëtorëve kinezë, legjislacioni përkatës u shfuqizua vetëm në vitin 1943.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: