Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim ndërsa dy të tjera të akuzuar për vjedhjen e një automjeti tip “Fiat”. Policia sqaron se makina, në pronësi të shtetasit T. N., është vjedhur nga të rinjtë J. D., 31 vjeç, dhe Sh. H., 21 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vlorë
Në vijim të punës intensive për vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ndryshëm, Policia ka arrestuar 3 shtetas, njëri prej tyre në kërkim. Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe 2 të tjerë. Arrestohen në flagrancë shtetasit J.D., 31 vjeç dhe Sh.H., 21 vjeç, me banim në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tyre pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur automjetin Fiat në pronësi të shtetasit T.N. Këta shtetas u kapën në kryqëzimin e “Kalit të Trojës” bashkë me mjetin e vjedhur dhe të dy pa leje drejtimi përkatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: