Vetura e shpejtë dhe luksoze, është bërë mjeti transportues i dy grave të moshuara. Që nga momenti kur kanë hapur derën, gjyshet kanë filluar të shprehen me habi, pasi kjo është hera e parë që levizin me një Lamborghini.
Pasi e kanë nisur xhiron e tyre me makinën sportive, ato kanë dalë në rrugë ku kanë marrë vëmendjen e shumë kalimtarëve.
Gratë i kanë përshëndetur njerëzit, ndërsa nuk ndalonin së qeshuri nga eksperienca që iu jepte makina e shtrenjtë.
Madje, atyre i afrohet edhe një burrë, i cili kërkon t’i bëhet një vend brenda.
(el.sp/BalkanWeb)