TIRANE-Kryeministri Edi Rama vendosi të thyejë sot heshtjen për rastin e Xhisiela Malokut, vajzën nga Fushë-Kruja, e cila është dhunuar nga djali i deputetit të PS, duke shprehur qendrimin e tij, por kjo gjë ka ngjallur reagime. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama, duke u shrprehur se ai mbron dhunuesit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI shkruan se “Kryeministri me shumë frikë mezi belbëzoi ca fjalë për dhunimin e vajzës nga Fushë-Kruja”.

POSTIMI I PLOTE
Kryeministri fryhet kot si derr, mbron dhunuesit dhe nuk heq dot asnjë prej tyre.

Kryeministri me shumë frikë mezi belbëzoi ca fjalë për dhunimin e vajzës nga Fushë-Kruja.
Ka frikë dhe fryhet si derr sikur çdo thotë.
Ka frikë se Deputetëve dhunues, mbështetës të dhunës dhe fshehës të dhunës nuk ka çfarë ju bën fare, ju rruan bishtin.

Ngaqë ka qenë dhunues vetë, nuk dënon dot të ngjashmit me veten.

Sa për policinë turpin e saj nuk e lan as uji i oqeanit, pasi jo vetëm nuk e mori në mbrojtje vajzën e dhunuar, por dje nxori dy gra police që flisnin pro dhunës së femrës, ky është fundi moral dhe shoqëror i kësaj policie.
Mund të gjenin plot të paturp që mund të recitonin vjershat e Edi Ramës, por duhet t’i kishin kursyer ato dy gra nga ky rol i ndyrë në mbrojtje të dhunës ndaj një femre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb