TIRANË

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho thotë se “shqiptarët po vuajnë krizën e pandemisë që përditë thellon bilancin tragjik, pa ndihmë dhe asnjë mbështetje nga qeveria e propagandës, shtohen zerot në shumat që shteti shqiptar duhet të paguajë për arbitrazhet, në gjykatat ndërkombëtare”.

Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan  se dëmi nga humbjet në arbitrazh për shtetin shqiptar llogaritet rreth 450 milionë euro.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos

Ndërkohë që shqiptarët po vuajnë krizën e pandemisë që përditë thellon bilancin tragjik, pa ndihmë dhe asnjë mbështetje nga qeveria e propagandës, shtohen zerot në shumat që shteti shqiptar duhet të paguajë për arbitrazhet, në gjykatat ndërkombëtare. Disa herë kam denoncuar me shifra se si dëmi potencial, që u kanoset xhepave të taksapaguesve, njeh vetëm rritje.

Një dëm që në total llogaritet rreth 450 milionë euro. Vetem nga Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë” (Becchetti) shuma është 108 milionë euro, detyrimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prej 550,000 eurosh, për çështjen e Arbitrazhit “Valeria Italia S.R.L” përballja me “Aktor” dhe “Copri” llogaritet 45 milionë USD, Dondi & Kubota” kundër Shqipërisë llogaritet 90 milionë euro, janë vetëm disa nga shumat që do u rëndojne familjeve shqiptare.

Bashkë, më 25 prill, votë ndëshkimi për qeverinë që rrënoi vendin e çoi në mjerim ekonominë e familjet shqiptare. Votë për ndryshimin, për mirëqenie e siguri!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb