TIRANË

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho i kërkon qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama të japin dorëheqjen dhe të mbajnë përgjegjësi politike e ligjore për dëmin që i kanë bërë vendin.

Xhixho thotë se përgjimet e publikuara nga “Bild” tregojnë se nga kush qeverisemi dhe se policia përdoret si strukturë kriminale. Por sipas saj prokuroria në vend të merret me këtë skandal, merret me daljen e sekretit hetimor.

POSTIMI I ERISA XHIXHOS
Audiopërgjimet e gazetës prestigjioze gjermane “Bild” tregojnë edhe një herë se nga kush qeverisemi, nga krimi i organizuar në bashkëpunim me ketë maxhorancë në një skemë mafioze.
Përdoret policia e shtetit si strukturë politike e kriminale, kërcënohen qytetarët me vendin e punës, denigrohet dinjiteti i qytetarëve me blerjen e votës, përfshihen deputetë dhe punonjës të administratës publike me në krye të kësaj skeme kriminale të blerjes së votave kryeministrin Edi Rama.
Dhe në gjithë këtë mega skandal që do shkundte çdo qeveri europiane me dorëheqje dhe çuarje përpara drejtësisë kushdo i përfshirën në këtë krim elektoral të deformimit të vullnetit të qytetarëve ndodh absurdi ku Prokuroria merret me daljen e sekretit hetimor dhe prishjen e imazhit.
Padyshim një drejtësi e prokurori e kapur me një kryeprokurore të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese këtë do prodhojë.
Refuzoj këtë prokurori që nuk funksionon aspak në përputhje dhe zbatim të ligjit por të urdhrave politikë.
Kjo situatë në të cilën ndodhet vendi është pasojë e mungesës së funksionimit të sistemit të drejtësisë prandaj dhe detyra jonë është ta çlirojmë duke e venë në shërbim njerëzve dhe jo bandave.
Sot kemi një parlament ilegjitim dhe monist, që kërcënon me shkarkim Presidentin e Republikës i cili me përgjegjshmëri shtetërore anuloj votimet e 30 qershorit për t’i hapur rrugë dialogut dhe shpëtimit të pluralizmit politik.
Sot dhe jo nesër kjo qeveri dhe ky kryeministër duhet të japin dorëheqjen dhe të mbajnë përgjegjësi politike e ligjore për këtë dëm të madh që i kanë bërë vendit, demokracisë dhe funksionimit të shtetit të së drejtës.
Ne kemi vetëm një zgjidhje të qëndrojmë të bashkuar, të vendosur dhe të pathyeshëm përballë kësaj kaste kriminale që do të marri peng të tashmen e të ardhmen tonë.

Xhixho
Xhixho

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb