Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka takuar Zëvendësdrejtoreshën e Zyrës së Sekretarit të SHBA.

Xhixho theksoi se barazia gjinore është themelore për të ofruar shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Postimi i deputetes Erisa Xhixho:

Kënaqësi e veçantë të takoja sot në Forumin Ndërkombëtar të Gruas, Sigurisë dhe Paqes, Katrina Fotovat, zëvendësdrejtoreshë kryesore në Zyrën e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 🇺🇸

Ndamë bindjen e përbashkët se çështjet e grave dhe vajzave janë çështje të të drejtave të njeriut. Barazia gjinore sot është themelore për të ofruar shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Fuqizimi ekonomik i grave, përfshirja e tyre në vendimmarrje dhe lufta kundër dhunës gjinore janë faktorë kyçë që e bëjnë atë kontribuuese të qenësishme për paqen dhe sigurinë në mbarë botën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: