Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka zhvilluar një takim me sipërmarrës në Tiranë.

Xhixho thekson se pesë pikat e programit të LSI-së do ta rimëkëmbin ekonominë dhe do shërbejnë si një promotor për biznesin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i ish-deputetes së LSI-së Erisa Xhixho:

Taksat e larta për biznesin e vogël, qiraja që i rëndon, shoqëruar me mungesë ndihme në kohën e  mbylljes nga pandemia, rënia e xhiros, janë vetëm disa nga shqetësimet, jo vetëm të Marjetës tek njësia administrative nr.2, që ka ngritur me mund e sakrificë një biznes në industrinë ushqimore, por të gjithë atyre si ajo, që përballen çdo ditë me panikun dhe pasigurinë për të nesërmen.

Teksa ndava me të në detaje 5 pikat e programit të LSI-së e sigurova se hapat konkretë që do ndërmerren pas 25 prillit janë zgjidhja për rimëkëmbjen dhe fuqizimin e biznesit sidomos ato të drejtuara nga gratë.

✅Bizneset me xhiro deri 14 milionë lekë në vit do të trajtohen si biznese te vogla, me tatim fitimi dhe TVSH 0%.

✅Programi i rimbursimit 5% të vlerës së çdo blerjeje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike.

Çdo qytetari do t’i kthehet mbrapsht 5% për çdo shpenzim që do të bëjë.

Me fuqinë e votës do ndëshkohet kjo maxhorancë që nuk mbajti premtimet, rrënoi biznesin dhe ekonominë. Më 25 prill, votë për vete, familjen, të ardhmen.?

#ShqiperiaShtepiaJuaj?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb