Deputetja e LSI, Eris Xhixho, foli sot në Kuvend për pandeminë e koronavirusit dhe situatën e vështirë, me të cilën ju desh të përballej populli shqiptar.

Gjatë fjalës së saj, deputetja Xhixho u shpreh se gratë u prekën ndjeshëm dhe më shumë nga pandemia, e cila ndikoi ne rritjen e papunesise nga njëra anë, por edhe te punes se papaguar gjate pandemise nga ana tjetër. Sipas saj, “Vaksinimi është një moment shumë i rëndësishëm në këtë fazë të pandemisë”.

Fjala e plotë e nënkryetares dhe deputetes së LSI, Erisa Xhixho në seancën e sotme:

Zonja Kryetare,
Të nderuar kolegë deputetë,

Mundësia për të diskutuar mbi Aktin Normativ “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë …. etj”, natyrshëm sjell në vëmendjen e të gjithëve ne këtu në sallën e Kuvendit, por edhe në vëmendjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë, pandeminë e Covid 19 dhe të gjitha konsekuencat që na është dashur të përballojmë.

Pa e mohuar punën me përkushtim dhe sakrifica deri në humbje jetësh të personelit mjekësor, nuk mund të mos evidentojmë një mori problemesh dhe difektesh që u shfaqën përgjatë gjithë periudhës së pandemisë, e mbi të gjitha, kostot e mëdha që na janë dashur të përballojmë të gjithëve si popull.

Duke iu referuar burimeve të INSTAT-it, pandemia nxori mbi 43 mijë e 400 të papunë gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që kriza e Covid-19, rriti në 11.8% shkallën e papunësisë, duke thelluar papunësinë në mes të të rinjve deri në nivelin 21.7%.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: Ku ishte mbështetja e qeverisë për këtë kategori?
Sa nga ata u morën në mbrotje?
Si dhe në ç’masë u kompensuan dhe sa është fondi i dedikuar për ta?
Asnjëherë asnjë informacion zyrtar nuk u tha, asnjë masë nuk u mor.

Ndërkaq, grate u preken ndjeshem dhe më shumë nga pandemia, e cila ndikoi ne rritjen e papunesise nga njëra anë, por edhe te punes se papaguar gjate pandemise nga ana tjetër.
Grate e grupmoshes 24-44 vjecare vuajne pasojat me te renda ekonomike dhe psikologjike nga pandemia sipas studimit te Un Ëomen Albania .
Si grate e punesuar dhe ato te vetpunesuara, u perballen me veshtiresi ekonomike.
Nje pjese e konsiderueshme e tyre u perballen me probleme psikologjike dhe te shendetit mendor si rezultat i pasigurise te krijuar nga pandemia.

Te dhenat tregojne se shendeti psikologjik dhe mendor i grave eshte prekur ne nivele me te larta krahasuar me burrat , kryesisht per shkak te ankthit (69% kundrejt 57%)

Çfarë ndodhi me bizneset?

Me gjithë politikën e pagës së luftës dhe propagandën e madhe qeveritare e kohës së izolimit, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, 26 % e bizneseve në vend kanë kaluar në status pasiv.

Vetëm në janar-shkurt kanë kaluar në status pasiv 2200 biznese, 934 prej të cilëve vetëm në Tiranë, qindra biznese të falimentuara, qindra të tjera në prag falimenti.

Atëherë për çfarë ndihme flet kryeministri i propagandes?
Ku është ndihma publike!?
Ku ështe prania, përkujdesja dhe mbështetja e shtetit për bizneset e mesme dhe të vogla në këtë periudhë krize të thellë!?
Ku janë ndihmat ekonomike për personat dhe për familjet në nevojë, të cilat rriten përditë në numër!?

Ndërkohë që ndihma ishte me pikatore dhe jo për të gjithë, 100 milionë euro llogaritet shuma që buxheti i shtetit ka paguar për konçesionet në shëndetësi, që nga viti 2015, kur filloi për herë të parë zbatimi i kontratave të Partneritetit Publik-Privat, deri në maj të vitit 2020.

Kjo është e majta që mbështet shtresat më në nevojë dhe garanton solidaritet?

Ne jemi vendi i fundit ne rajon per mbeshtetjen e qytetareve per kalimin e kesaj krize me vetem 1.2 % GDP nderkohe qe borxhi ka shkuar ne 90%.

Lojë e pistë u bë edhe me shifrat e viktimave nga kovidi, që sipas një raporti të Eurostat, në total janë mbi 15 mijë vdekje shtesë në vend, që nga periudha e fillimit të pandemisë.

Rilindja e propagandës së madhe, e shoë me fushatën e vaksinimit e videove me ngjyra dhe e rrugëve reale me arna, e skandaleve me tendera, e pabarazisë, na tregoi për të qindtën herë se vetëm transparente nuk ishte.

Si qytetare jam per ndergjegjesimin, jam per vaksinimin, por jo per vaksinimin e detyruar.
Padyshim, thirrja ime ka qene dhe mbetet gjithmone qe qytetaret te vaksinohen e te mbrojne shendetin e tyre.
Ta mbrojne veten sepse kjo qeveri ka ndertuar nje sistem shendetsor ne kolaps , te korruptuar dhe te paafte t’i siguroje mjekim qytetareve, te cilet, i perballuan me buxhetin e tyre faturat e kripura te pandemise me nje perkrahje fare te paperfillshme per kostot qe duhet mbulonin.

Une kam nje respekt e admirim per gjithe punonjësit e sistemit të shëndetësisë, mjek dhe infermier, per heronjtë e kesaj beteje e perulem para tyre per perkushtimin dhe sakrificen e madhe qe bene per ti ardhur ne ndihme secilit prej nesh edhe pse kjo qeveri si vleresoi asnjehere sa duhej.

Keqmenaxhimi i pandemise nga qeveria ka sjelle rritje te varferise duke lene pa mbeshtetje pjesen me vulnerabel te shoqerise.

Sipas raportit te Bankes Boterore Shqiperise i janë shtuar 112 mijë të varfër në 2020-n.
Shqipëria ka nivelin më të madh të varfërisë në Ballkanin Perëndimor.

Eshte mese e qarte qe kjo qeveri nuk eshte qeveri e shërbimit ndaj popullit dhe menaxhimi i pandemise e tregoi qarte.

Sipas eksperteve te Instat-it 97% e familjeve shqiptare nuk mund te plotesojne normat ne veshje dhe ushqim standard per femijet deri ne 16 vjec.
99.1% e familjeve shqiptare pohojne se e kane te pamundur qe te ushqejne me mish se paku nje here ne dite femijet e tyre.

Sipas Kombeve te Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) përllogaritën se gjatë vitit 2020, në Shqipëri 12% e totalit të të punësuarve morën paga nën kufirin e varfërisë relative, në vlerëm poshtëruese prej 5 dollarë në ditë.

Statistikat e institucioneve ndërkombëtar tregojnë se më shumë se 1/10 e të punësuarve në vendin tonë paguhen nga 3-5 dollarë në ditë.

Pas ketij viti te veshtire, jemi sot perballe nje situate alarmante e rritjes se çmimeve te produkteve shportes me te cilen po perballen qytetaret cdo dite .

Rritja e ndjeshme e çmimit të karburanteve dhe të gazit, paralajmëri i Kryeministrit për rritjen e pritshme të çmimit të energjisë, janë parathënie se çmimi i bukës, i miellit, i produkteve bujqësore dhe blegtorale do të rriten edhe më shumë nga sa janë rritur.

Të gjitha këto do të jenë kosto e shtuar për familjet shqiptare, e veçanërisht për shtresën e varfër, ata me të ardhura të ulëta, pensionistët, studentët, të cilëve pagat, pensionet apo të ardhurat nuk u janë rritur.

Gjithë kjo ndodh teksa qeveria e fjalëve të bukura flet për rritje ekonomike imagjinare, e cila nuk është e vështirë të kuptohet që është rritje vetëm për qeverinë dhe klientët e saj dhe jo qytetarët.

Të nderuar kolegë,

Vaksinimi është një moment shumë i rëndësishëm në këtë fazë të pandemisë.

Po përmes aksionit të vaksinimit dhe propagandes me të, nuk mund të mbulohet dështimi në menaxhimin e situates, ashtu sikundër, vaksinimi nuk mund të mbulojë as rritjen e çmimeve dhe as rritjen e zemërimit dhe të revoltës qytetare.

Faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb