Largimi i Allegrit shihej si një mundësi e dytë për Paulo Dybala por as ardhja e Sarrit nuk e ka larguar argjentinasin nga merkato. Në Torino tifozët e “Zonjës së Vjetër” nuk i vendosin më limite ëndrrave të tyre, vijojnë të besojnë se drejtuesit e klubit kanë ende një surprizë të fundit, një tjetër goditje të madhe pas De Ligt. Dy emra mbi të gjithë turbullojnë jo pak ambientin, Neymar dhe Pogba, dy lojtarë klasi që mund ti japin organikës së Sarrit më shumë cilësi.

Neymar
Neymar

Nga Spanja, mediat insistojnë se Juve dhe PSG po përpiqen të vënë në jetë një lëvizje të bujshme, transferimin e Neymar në Torino. Sipas “Chiringuito tv”: Neymar mund të vesh fanellën bardhezi por si shkëmbin PSG këkron Dybala plus 100 milion euro. Në pamje të parë kjo duket më shumë se sa një marrëveshje e ndërlikuar pasi me aq para. Juve transferoj De Ligt, përfshi vlerën e kartonit plus pagë plus komision.

Pogba
Pogba

Dybala mund të përfshihet gjithashtu në një tjetër tratative, këtë herë për të rikthyer Pogban në Torino. Ndryshe nga se mendojnë mediat, Dybala kërkon të provoj dhe një herë shanset e tij me fanellën e Juves, këtë herë me Sarrin në stol.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb