Një takim mbi gratë në Trashëgiminë Kulturore, materiale e jo materiale që nga ninullat te dijebërja e xhubletës, organizuar nga Muzeu Kombëtar, shërbeu për të hedhur dritë mbi procesin e përgatitjes së dosjes së xhubletës drejt UNSECO-s.

Specialistja Luljeta Dano tha se “xhubleta gëzon statusin kryevepër nga Ministria e Kulturës dhe ngjarja e vitit është dosja që po përgatitet dhe po mbaron në një kohë rekord për Unescon si një trashëgimi ne rrezik”. Ajo thotë se dukej se ishte në fund filli i dijebërjes së xhubletës, por nuk është ashtu.

Si veshja tipike e grave të zonës së Veriut, nga Malësia e Madhe në Dukagjin e më gjere, ajo cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore. Me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin, dijebërja e saj është zbehur.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti deklaroi se nëse do të pritej xhubleta do të humbte. “A kemi bërë mjaftueshëm me këtë dosje? Ndoshta jo, por siç tha Luljeta e kemi vënë në një dosje në rrezik se është fenomen në rrezik. Në momentin që jemi të vetëdijshëm për këtë stad në të cilin ndodhet, do të humbisnim shumë më tepër nëse këtë hap nuk do ta ndërmerrnin tani, nga rrezik do të kthehej në fenomen të humbur”, tha Margariti.

Ministria e Kulturës po punon prej kohësh për dosjet drejt Unescos, me grupe pune që përfshijnë bartës e specialistë të fushave, nga Kërcimi i Tropojës, te xhubleta e më gjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb