Xhubleta shqiptare është kandiduar për t’u marrë në mbrojtje nga UNESCO. Në një ekspozitë –instalacion, mbështetur nga Ministria e Kulturës, European Union in Albania dhe Muzeut Historik Kombëtar, kuratorja e imazhit, Klodi Mengri nga Muzeu i Stilit dhe “Etnovibe” ka paraqitur një koncept të ri të qasjes me xhubletën.

Në një intervistë për “Vila24” Mengri thotë se për këtë aktivitet është marrë xhubleta origjinale nga Muzeu Kombëtar për ta afruar më shumë me të rinjtë që e shohin vetëm kur vizitojnë Alpet. Historia pothuaj 4- mijëvjeçare e saj është vlerësuar nga Mengri për cilësitë që ajo përcjell në autenticitetin e krijimeve dhe tejçimin tek brezi i ri.

E pranishme, vajza e saj, Annika Memlikaj e cila është edhe modelja që ka veshur xhubletën, tregon për emocionet dhe peshën artistike, por edhe fizike të saj. “Pata mundësi të shihja si ndërtohej xhubleta.”-thotë Memlikaj, ndërsa vëren lidhjen e ngushtë që ka krijuar me këtë veshje, pasuri kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb