RUSI- Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi, ka korrur edhe një sukses tjetër. Ajo, duke garuar si përforcim i klubit turk, Galatasaray, ka fituar “Golden League”.

Trajneri i saj, Driton Kuka, përmes profilit të tij në Facebook, ka njoftuar për suksesin e ri të Kelmendit. “Sot në Samara të Rusisë Majlinda, si përforcim në Galatasaray, fitoi të tri luftërat dhe ishte pjesë e Fitores së madhe të Champions League me Klubin e Galatasaray”, ka shkruar ai.

Vetëm pak ditë më parë, Kelmendi u shpall si Xhudistja më e mirë në botë nga kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili ka qenë edhe një prej njerëzve që ka ndihmuar më së shumti Kosovën në ndërkombëtarizimin e sportit, por edhe në anëtarësimin me të drejta të plota të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: