Italia përballoi Belgjikën, një nga skuadrat me më shumë muskuj jo vetëm duke iu referuar Lukakut. Barella, Verratti dhe Insigne, respektivisht 175, 165 dhe 163 cm jo vetëm sulmuesin e Interit, por edhe Meunier me 191 dhe Alderweireld me 187 centimetra.

Davidi kundër Goliathit, por në futboll treshja shtashkurtëre italiane u tregua gjigante. Barella, Verratti dhe Insigne ishin lënda djegëse e axurrëve në Mynih, krijues dhe interpretues në të njëjtën kohë. Centimetrat e pakta nuk i ndaluan të bëjnë kilometra të shumta.

Po ndaj Spanjës, çfarë do të ndodhë? Asgjë e veçantë, pasi Italia është e bazuar te grupi. Pritet shumë edhe nga Çiro Immobile. Sulmuesi italian u kritikua më shumë për simulimin në rastin e golit të Barrellas sesa për paraqitjen në fushë.

Immobile shënoi në dy ndeshjet e para në grupe, pastaj nuk është ndjerë më. Ndaj Spanjës do të kërkojë t’u përgjigjet kritikave, ndoshta edhe më një gol, por më siguri nuk do të simulojë ashtu si ndaj Belgjikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb