TIRANE– Gjykata për Krimet e Rënda ka përfunduar sot shqyrtimin e çështjes për “laboratorin e Xibrakës”.

Sakaq trupi gjykues ka dhënë edhe dënimet për 9 të pandehurit:

10 vite burg për Ermal Hoxhën
12 vite burg për Ilir Hysenin
10 vite burg për Arjan Dalipin
13 vite burg për Genci Xhixhan
11 vite burg për Gentjan Gjonaj
12 vite burg për dy kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno
11 vite burg për Kelmend Dalipin
13 vite burg për Sajmin Batkun

Në fillim të muajit janar të vitit 2015, pas sinjalizimit prej autoriteteve gjermane, policia shqiptare ndërmori një operacion masiv që çoi në gjetjen e laboratorit të fshehur në një ish-magazinë ushtarake dhe prangosjen e 9 personave, dy prej të cilëve shtetas kolumbianë.

Zbulimi i laboratorit u bë i mundur pas hetimeve që zgjatën disa muaj. Nga të dhënat rezulton se droga mbërrinte në Shqipëri nga vendet e Amerikës Latine e përzier me vaj palme dhe, në laboratorin e drogës në Labinot, bëhej ndarja e saj. Më pas droga kishte si destinacion vendet e Europës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: