YEMEN

Në moshën 7-vjecare, Amal Hussain është bërë simbol i vuajtjeve nga lufta të popullit të Yemenit.

Një foto që e tregon të bërë si një skelet, në shtratin e spitalit në Veri të Yemenit, me kokën e varur nga njëra anë dhe me një shprehje dorëzimi, është publikuar javën e kaluar nga New York Times, dhe i ka prekur të gjithë.

Sot, e njëjta gazetë, bën me dije që fatkeqësisht Amal ka vdekur. ”Zemra ime është copëtuar’, ka thënë duke qarë nëna e saj Mariam Ali, duke folur në telefon për NYT.

‘Amal gjithmonë buzëqeshte. Tani jam e shqetësuar për tre fëmijët e tjerë’. Pasojat e rënda të popullit nga lufta e koalicionit saudit në Yemen, kujton gazeta, kanë rritur vëmendjen e botës pas vrasjes së gazetarit disident Jamal Khashoggi në konsullatën saudite.

Prej atëherë Shtete e Bashkuara dhe Britania e Madhe, furnizuesit kryesor me armë të Arabisë Saudite, kanë bërë thirrje për një armëpushim në Yemen.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb