Ramazani po shenjon edhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi mjaft lojtarë të besimit musliman, agjerojnë gjatë këti muaji të shenjtë. Por ka një klub, i cili është pranë një arritjeje të madhe dhe mund ta vuajë në kurriz këtë agjerim.

Bëhet fjalë për Ajaksin e Amsterdamit, i cili duhet të bëjë llogaritë me vendimin e Zijek dhe Mazruit, të cilët i kanë komunikuar klubit dhe trajnerit Ten Hag se duan të respektojnë agjerimin. Kjo do të thotë se dy lojtarët do të zbresin ditën e mërkurë agjerues në fushë, pasi dielli në Holandë do të perëndojë 18 minuta pas fillimit të ndeshjes ndaj Totenhemit. Kundër këtij vendimi të lojtarëve ka dalë mjeku i klubit holandez.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb