Pesë yjet e One Direction thuhet se kishin planifikuar një ribashkim përpara vdekjes tragjike të Liam Payne.

Një burim i tha Page Six se të gjithë anëtarët e grupit, përpara vdekjes tragjike të Liam, kishin qenë në bisedime për një shfaqje të fundit ribashkimi për fansat e tyre.

Megjithatë, vdekja e këngëtarit 31-vjeçar ndryshoi gjithçka.

Më tej, burimi vuri në dukje se grupi ende dëshiron ta nderojë Liam-in me një koncert homazh.

I formuar në vitin 2010, grupi One Direction përbëhej nga pesë anëtarë: Harry Styles, Zayn Malik, Liam Payne, Niall Horan dhe Louis Tomlinson. Megjithatë, pasi Zayn u largua nga grupi në 2015-ën, anëtarët e tjerë të grupit u ndanë gjithashtu.

Katër anëtarët e mbetur u mblodhën, për herë të parë, pas kaq shumë vitesh që nga ndarja e grupit, për funeralin privat të Liam-it, i cili u mbajt në nëntor në Angli.

Liam vdiq më 16 tetor, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb