Futbollistët e Tottenham duket se e kanë të vështirë të zbatojnë masat e marra nga qeveria angleze për parandalimin e përhapjesë së Covid-19. Vetëm pak kohë pasi Jose Mourinho personalisht kërkoi ndjesë publike pasi u kap teksa stërvitej bashkë me katër lojtarë të tij në një park të Londrës, dy prej tyre kanë thyer sërish rregullat për distancim social.

Serzh Aurier dhe Mousa Sisoko janë stërvitur sërish bashkë, madje duke publikuar vetë pamjet në rrjetet sociale. Video është fshirë menjëherë, por nuk i ka shpëtuar mediave angleze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ato nuk janë treguar aspak të buta në titujt e tyre, duke i quajtur dy yjet e Tottenham si “idiotë” dhe “kllounë”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb