Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami mbeten dy nga lojtarët më të lakuar në Serie A. Dy talentet kuqezi janë në qendër të merkatos, për të hedhur pak dritë mbi të ardhmen e tyre ka menduar presidenti Corsi:

“Mendoj se do të jetë e vështirë ta mbajmë Asllanin. Nëse do të bëhej fjalë për ekipe të vogla, ne do përpiqemi ta mbajmë në mënyrë që të kompletojë ciklin e tij këtu, por nëse vijnë ekipe të mëdha që luajnë në Evropë, apo jashtë Italisë, do të jetë shumë e vështirë për ne për ta mbajtur. Duhet të përshtatemi me idenë se Asllani mund të mos jetë me ne vitin tjetër. Ne jemi të detyruar të shesim.

Asllani Bajrami
Asllani Bajrami

Bajrami? Ne dëshirojmë ta mbajmë në skuadër, të shohim”, u shpreh ndër të tjera presidenti i Empolit në një intervistë për “Corriere dello Sport”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb