Viti 2022 po mbyllet dhe në tjetrin janë shumë futbollistë që u skadon kontrata në verë. Duke nisur që nga Lionel Messi, që edhe pse ka dhënë shenja rinovimi me PSG-në, nuk e ka bërë fakt të kryer.

Për momentin më i miri i Botërorit të Katarit po pushon me familjen e tij dhe vetëm në janar pritet rikthimi i tij në Paris dhe gjatë janarit do të ulet me drejtuesit për të diskutuar detajet. Inter ka titullarë në skadencë kontratë, Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij. Të dy futbollistët kanë oferta të mira, ndaj në kampin zikaltër përparësia e merkatos është rinovimi me ta.

Tek Juventus janë tre yje që pas janarit mund të negociojnë me klube të tjera. Di Maria, Rabiot dhe Alex Sandro kanë edhe 6 muaj kontratë me Zonjën e Vjetër. Edhe Real Madrid ka dy veteranë si Benzema dhe Modric që në verën e 2023-it u përfundon kontrata.

Në Premier League janë yje të tjerë, si Kante, De Gea, Jorginho, Gundogan, Firminho dhe Rashford që janë në fund të kontratës dhe klube si Chelsea, Liverpool, City e United duhet të nxitojnë, pasi edhe ofertat nuk mungojnë në drejtim të futbollistëve të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb