Mino Raiola, që u nda sot nga jeta, ishte një nga menaxherët më të famshëm të futbollit të të gjitha kohërave. Kjo për faktin se ai ka menaxhuar yjet e futbollit botëror.

Shtrirja e futbollistëve nën menaxhimin e tij shkon në shumë klube prestigjoze, nga Milan, Juventus, Inter e Roma, deri te Manchester United, PSG e shumë klube të tjera.

Mjafton të përmendim këta emra për të kuptuar perandorinë e Raiolas: Haaland, Donnarumma, Kluivert, Pellegrini, Pogba, Pinamonti, Lozano, Ibrahimovic, Matuidi, Manolas, Balotelli, Romagnoli, De Vrij, Bonaventura, Verratti, De Ligt, Mkhitaryan, Dumfries, Kean.

Këta janë vetëm ajka që menaxhonte Raiola, pasi kompania e tij numëron mbi 1 mijë futbollistë të të gjitha niveleve, duke nisur nga të rinjtë, për të përfunduar edhe në kontinente të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb